Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sukses historik në SHBA: Inteligjenca artificiale ndihmon çiftin të bëhet me fëmijë pas 19 vitesh infertilitet

Sukses historik në SHBA: Inteligjenca artificiale ndihmon çiftin

Një ngjarje e jashtëzakonshme në fushën e mjekësisë riprodhuese është regjistruar në Shtetet e Bashkuara, ku pas 19 vitesh infertilitet, një çift ka arritur të ngjizë një fëmijë falë përdorimit të inteligjencës artificiale dhe një sërë teknikash novatore.

Sipas revistës shkencore prestigjioze The Lancet, e cila publikoi studimin më 1 nëntor 2025, bëhet fjalë për rasin e parë në botë ku është arritur një shtatzëni klinike duke përdorur spermatozoide të identifikuara dhe të rikuperuara përmes një platforme mikrofluidike të udhëhequr nga AI.

Sukses historik në SHBA: Inteligjenca artificiale ndihmon çiftin

Rasti përfshin një burrë 39-vjeçar me azoospermi të rëndë – pra mungesë pothuajse totale të spermatozoideve – dhe një grua 37-vjeçare me rezervë shumë të ulët ovariane. Pas 19 cikleve të mbledhjes së vezëve në katër qendra të ndryshme gjatë njëmbëdhjetë viteve, shpresat e tyre për t’u bërë prindër ishin zbehur plotësisht.

Por gjithçka ndryshoi falë terapisë inovative të zhvilluar në Columbia University Fertility Center nën drejtimin e Dr. Zev Williams, me koordinimin e Dr. Hemant Suryawanshi.

“Sipas njohurive tona, kjo është shtatzënia e parë klinike e arritur ndonjëherë përmes spermatozoideve të identifikuara me ndihmën e një sistemi mikrofluidik të drejtuar nga inteligjenca artificiale,” – shpjeguan Williams dhe Suryawanshi.
Teknologjia e përdorur lejon zgjedhjen e spermatozoideve më të shëndetshme dhe funksionale edhe në rastet më të rënda të infertilitetit mashkullor, duke rritur ndjeshëm shanset për sukses në procesin e fekondimit in vitro.

Ky përparim shënon një hap të madh përpara për mjekësinë riprodhuese dhe hap horizonte të reja për mijëra çifte në mbarë botën që përballen me infertilitetin ekstrem./L.F-dritare.net