
SPAK: Detajet e operacionit për arrestimin e Breçanit dhe shefi e Krimeve të Rënda!
Dritare.net
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë detaje nga operacioni ku u arrestua ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe shefi i Krimeve të Rënda, Dedan Gjoni.
SPAK bën me dije se nga 11 urdhër arrestet, 4 janë arrestuar dhe 6 janë të shpallur në kërkim.
Ndaj tyre janë ngritur akuzat “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 278, 283, 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Të arrestuar
-Erzen Breçani, ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës
-Bujar Germizi emër i njohur i botës së krimit në Kukës
Detyrim paraqitjeje
-Dedan Gjoni, Shef seksioni per hetimin e Krimeve në Komisariatin numër 6
Në kërkim (nuk ndodhen në Shqipëri)
-Besmir Mustafi
-Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit
-Ervin Mata
-Besmir Murati
-Artan Sulejmani
-Albert Prenga./L.F-dritare.net

















