Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot protesta e PD, Ambasada Amerikane: Kujdes, mund të përshkallëzojë në dhunë!

Sot protesta e PD, Ambasada Amerikane: Kujdes, mund të

Në orën 17:00, para Kryeministrisë pritet të nisë protesta e radhës e thirrur nga Sali Berisha. Për garantimin e rendit dhe sigurisë, autoritetet kanë njoftuar se në terren do të angazhohen rreth 1350 efektivë policie.

Në prag të protestës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një njoftim për qytetarët amerikanë, duke i këshilluar të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin zonat përreth protestës. Sipas ambasadës, edhe pse grumbullimet masive shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt dhe të përshkallëzojë në dhunë.

“Ndërsa protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt. Protesta mund të shtrihet në blloqet përreth dhe pranë godinave qeveritare, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh.

Udhëzimi ynë i vazhdueshëm është shmangia e zonave të protestave. Nëse ndodheni në qytet, ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale. Forconi masat tuaja të sigurisë duke zbatuar zakonet e mëposhtme",- thuhet në reagimin e ambasadës amerikane./L.F-dritare.net