Sot homazhe për ish-kreun e Kuvendit, Servet Pëllumbi!
E Mërkurë 6 Maj 2026, 07:07
Dritare.net

Sot do të mbahet ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.
Arkmorti do të mbërrijë në sheshin Skënderbej në orën 09:00 dhe më pas do të vendoset në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Homazhet në nder të Pëllumbit do të nisin në orën 09:30 dhe në orën 12:00 do të mbahen homazhet zyrtare.
Në orën 12:30 do të mbahet ceremonia e përcjelljes së tij drejt banesës së fundit. Shoqërimi do të bëhet sipas protokollit shtetëror. Në orën 13:00 kortezhi do të niset për në varrezat e Sharrës, ku do të prehet trupi i Servet Pëllumbit.