Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Parlamenti, ja kur do mbahet!

Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Parlamenti, ja

Shqipëria dhe Kosova do të organizojnë një mbledhje të përbashkët të Kuvendeve më 20 dhjetor në Prishtinë. Mësohet se do mblidhen 130 deputetët, nga Kosova 70 ligjvënës dhe 60 të tjerë nga Shqipëria. I pranishëm në këtë takim do të jetë edhe kryeministri Rama dhe Albin Kurti.


"Të nderuar kryetarë të grupeve parlamentare. Në datën 20 dhjetor ora 11:00 në Prishtinë, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe e Kuvendit të Kosovës. Në vijim, do t’ju informojmë për agjenden dhe detajet.", thuhet në mesazhin e Kuvendit të Shqipërisë./K.C/dritare.net