Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shoferi i autobusit u kërkon të vendosin maska, pasagjerët e vrasin!

Shoferi i autobusit u kërkon të vendosin maska, pasagjerët e

Një shofer autobusi në jug-perëndim të Francës ka mbetur i vdekur, pasi raportohet se u sulmua nga pasagjerët të cilët refuzuan të vishnin maska për fytyrën.

Shoferi në Bayonne të Francës, kishte refuzuar të lejojë disa persona - të cilët nuk kishin biletë dhe nuk po mbanin maska - të hipnin në autobus të dielën natën, -tha një burim policie për agjencinë e lajmeve AFP.

Burri, i cili ishte në të 50-at e tij, ka pësuar lëndime të rënda në kokë pasi u grushtua, dhe nuk ka mundur tu mbijetonte plagëve të marra.

Pesë persona janë arrestuar për ngjarjen e rëndë.

Maska për fytyrën janë të detyrueshme për transportin publik në Francë.

Burime të Unionit i thanë radiotelevizionit lokal France se shoferi kishte tentuar të parandalonte që grupi të hipte një qen në autobus. Kryetari i Bashkisë e dënoj atë që ai e quajti "akt barbar”.

Shërbimet rajonale të autobusëve janë ndërprerë pasi shoferet nuk pranojnë të punojnë pas incidentit në formë proteste./ I.M-Dritare.net