Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Profesor Ismet Elezi sot 105 vjeç. Sekreti i një jete më shumë se një shekull!

Profesor Ismet Elezi sot 105 vjeç. Sekreti i një jete më

Prof. Dr. Ismet Elezi feston sot 105 vjetorin.

Dritare TV ishte në shtëpinë e profesorit. Në intervistën e dhënë për gazetaren Lorena Fjolla, profesor Elezi dha këtë mesazh.

Profesor Ismet Elezi sot 105 vjeç. Sekreti i një jete më

“Nuk e kisha menduar dhe as besuar që do të arrija këtë moshë. Unë nuk rri dot pa lexuar diçka asnjë ditë. Buka është një ushqim jetësor për trupin për të gjendjen fizike. Ndërsa për trurin kushti themelor i jetës normale, është të lexosh. Është i vetmi parim që udhëheq çdo njeri që pretendon të bëhet intelektual. Shëndeti mendor është kushti i parë i një jete të mirë. Leximi është burimi i shëndetit mendor”!

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)

Sonte në orën 20:00 në YouTube Dritare TV do të keni mundësinë të ndiqni një intervistë profesor Ismet Elezit, për jetën e tij por edhe për një leksion për drejtësisë.

Profesor Ismet Elezi sot 105 vjeç. Sekreti i një jete më

Jeta e prof.Dr Ismet Elezit:

Imet Elezi ka lindur në fshatin Fterrë (Sarandë) më 5.4.1920 nga një familje patriotike. Mësimet e para i mori në vendlindje. Në vitin 1942 kreu Liceun e Tiranës dhe po atë vit fitoi konkursin dhe shkoi në Firence (Itali), ku filloi studimet në Fakultetin e Letërsi-Filozofisë. Pas kthimit në Shqipëri, në korrik të vitit 1943 merr pjesë në Lëvizjen Nacionalçlirimtare me rininë antifashiste, deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë. Pas çlirimit, në prill të vitit 1945 u caktua të punonte në sektorin e propagandës të Rinisë Antifashiste të Shqipërisë (BRASH) deri në shtator 1946.

Profesor Ismet Elezi sot 105 vjeç. Sekreti i një jete më

Në tetor 1946 deri në korrik 1951 kreu studimet universitare në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Leningradit (Petersburg) ku u diplomua jurist me diplomë të shkëlqyer. Pas krijimit të Universitetit të Tiranës, në periudhën 1957 – dhjetor 1960, nën udhëheqjen e profesorit me famë botërore Mihail Shargorodski, kreu studimet pasuniversitare për marrjen e gradës shkencore (1961) dhe në vitin 1972 mori titullin “profesor“. Gjatë viteve ka kryer funksione shtetërore: Prokuror Kasacioni para Gjykatës së Lartë (1951-1955), Sekretar Shkencor i Institutit të Shkencave (1955-1957), Sekretar Shkencor i Universitetit që nga krijimi i tij (1957-1966). Nga viti 1966 deri në vitin 1985, ka kryer detyrën e Kryetarit të Byrosë Juridike në Këshillin e Ministrave.

Profesor Ismet Elezi sot 105 vjeç. Sekreti i një jete më

Në fushën pedagogjike, veprimtarinë si pedagog i jashtëm e filloi në vitin akademik 1952 – 1953 në Fakultetin Ekonomik, ku zhvilloi lëndën “Bazat e shtetit e të së drejtës”. Nga viti 1957 – 1995 në Fakultetin e Drejtësisë ka dhënë lëndën e së drejtës penale (pjesa e posaçme), si dhe më pas lëndët e kriminologjisë dhe të politikës penale.

Profesor Ismet Elezi sot 105 vjeç. Sekreti i një jete më

Ka zhvilluar ligjërata në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, në Shkollën e Magjistraturës.

Në fushën e botimeve shkencore, është autor i mbi 280 botimeve, nga të cilat 34 libra, monografi, tekste universitare dhe artikuj shkencorë. Veprimtaria shkencore është zhvilluar sidomos në dy fusha kryesore: në të drejtën penale dhe në të drejtën zakonore. Ndër botimet kryesore: “E drejta Penale (Pjesa e Posaçme) (botuar dhjetë herë), monografitë “Mbrojtja juridike penale e jetës së njeriut në Shqipëri, “E drejta zakonore penale e shqiptarëve“, vlerësuar me çmimin e Republikës së shkallës së dytë, E drejta zakonore e Labërisë, Zhvillimi i legjislacionit penal, Kanuni i Labërisë, Mendimi juridik shqiptar etj. Ka qenë bashkautor në 12 botime testesh e monografish. Ka mbajtur referate e kumtesa në konferenca kombëtare e ndërkombëtare.

Ka dhënë ndihmesë në hartimin e legjislacionit penal shqiptar.

Në vitin 1998, Qendra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh (Angli) e ka shpallur “Njeriu Ndërkombëtar në Shkencë“.

Në vitin 2011 “Association International de droit penal“ me qendër në Francë, e ka shpallur “President nderi të grupit kombëtar shqiptar“.

Në veprimtarinë shkencore ka qenë dhe anëtar i Bordit të fondacionit “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve”; aktivist i Shoqatës Kulturore atdhetare “Labëria“; anëtar i bordit të disa revistave shkencore.

Mban statusin e veteranit./L.F-dritare.net