Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sa rrezikojmë nga bakteret që fshihen në ushqime!

Sa rrezikojmë nga bakteret që fshihen në ushqime!

Dritarja e Doktorit në Dritare TV këtë javë ishte te mjeku infeksionist Genti Stroni, i cili shpjegoi se ngarkesa mikrobike mund të luftohet me medikamente mjekësore, vetëm në momentet më serioze.

“Në jetën e përditshme na ndodh të konsumojmë produkte me ngarkesë mikrobike, por vetë trupi i asimilon. Në momentin që trupi arrin ta asimilojë këtë ngarkesë mikrobike atëherë kjo nuk sjell komplikacione. Në rastin më të keq, kur mikrobi qëndron në trup ai vendoset në cipën e trurit, ose si e njeh populli me fjalën meningit. Në këto raste sëmundja nuk kalon lehtshëm. Mënyra e parë e uljes së ngarkesës së mikrobit është luftimi me antibiotik dhe medikamente për të ulur simptomat. Ka pacientë që diarrenë mundohen ta shmangin me medikamente të shpejta si imodiumi apo loperamida, por në rastet e infektimit bakterial do ta ndaloja kategorikisht. Nuk duhet të ulim lëvizshmërinë e zorrëve dhe ka mjekime të tjera që mund të ulim simptomën e diarresë. Çdo element helmues që sjell bakteri duhet të dalë jashtë trupit.”,-u shpreh mjeku./M.T/dritare.net