
Rudina Xhunga: Shqiptarët kanë lënë Shqipërinë nga mungesa e reformave, publiku ka lënë televizionet nga mungesa e ndryshimit
Dritare.net
Mbrëmjen e sotme në “Provokacija” me Mustafa Nanon, gazetarja Rudina Xhunga ka folur për situatën e pandemisë duke treguar si e ka përjetuar dhe menaxhuar izolimin.
E ndalur te turizmi dhe frika se mund të përballet me një kolaps, Xhunga u shpreh se ka shumë vende në Shqipëri që shqiptarët nuk i njohin dhe se pritet që këtë vit turizmi të jetë në ritme të mira. Madje , do na çudisë – tha ajo.
“Pandemia i ka lëvizur gjërat në mënyrë të pabesueshme. Ndryshoi thelbin e gjërave, tani besoj se edhe ne vere be pret nje turizem i pazakonte, por edhe vjeshta do kete surpriza. Njerëzit janë duke menduar ku do të kalojnë ca dite vere. Nuk po mendon njeri, as për Dvoranin, as për Aleancën jo se jane indiferente ndaj politikes, por kjo nuk eshte politike. Ja shikoji ekranet sot, i kam te reshtuara te gjitha. Sa qesharake. Nuk po kapin ritmin e ndryshimit te botes. E gjitha po leviz. Ne mbajme karriget fort.”, u shpreh Xhung./ I.M-AbcNews

















