Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rudina Xhunga: Fuqia e Anagnostit ishte zemra, ndaj mbetet mbreti i kinemasë shqiptare

Rudina Xhunga: Fuqia e Anagnostit ishte zemra, ndaj mbetet mbreti i

Sot humbëm një nga figurat më të mëdha të kinemasë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Gazetarja Rudina Xhunga e përshkroi Anagnostin një artist të madh, udhëheqës, frymëzues dhe ikonë të kulturës, i cili ka lënë gjurmë të paharrueshme te publiku dhe te brezat.

Rudina Xhunga: Fuqia e Anagnostit ishte zemra, ndaj mbetet mbreti i

"Dhimitër Anagnosti nuk ikën kurrë, nuk e le pesha e madhe të lëvizë nga vendi që ka zënë në kujtesën tonë emocionale. Na ka edukuar estetikisht, artistikisht dhe politikisht. Kjo është fuqia e të fuqishmeve: të ndikojnë duke zgjedhur më të mirët, duke i bërë bashkë në një film që ndryshon jetën tuaj për gjithmonë. Përzgjedhja e më të mirëve të më të mirëve bëhet me sy, me eksperiencë, por më shumë me zemër.

Rudina Xhunga: Fuqia e Anagnostit ishte zemra, ndaj mbetet mbreti i

Dhe ai i pati. Ndaj që mbreti i kinemasë shqiptare. Nuk qe një nga, ai qe Ai. Një moment për ta kujtuar çfarë solli Anagnosti në shtëpitë dhe shpirtrat tanë. Ai iku, por na la plot", shkruan Rudina Xhunga krahas një videoje ku Timo Flloko interpreton në një sallë ku shfaqet filmi "Lulëkuqet mbi mure", vargjet e Fan Nolit, Anës Lumenjve"./L.F-dritare.net