Rruga drejt BE, Brukseli vlerëson ritmin e Shqipërisë!
Dritare.net
Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato teksa i dorëzoi kryeministrit Rama progres raportin për vitin 2024-2025 të Shqipërisë për rrugën drejt anëtarësimit në BE. Në fjalën e tij, Gonzato veçoi sukseset e mangësitë e Shqipërisë duke e mbyllur në fund me një sygjerim, për vijimin e përmbushjes së reformave duke i kaluar në konsultim publik si dhe në parlament nëpërmjet debatit konstruktiv.
“Raporti i këtij viti publikohet në një moment të rëndësishme për Shqipërinë. 5 nga 6 grupet janë hapur dhe po punohet për hapjen e kapitullit të fundit. E gjitha është arritur m një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe përgëzoj Shqipërinë për rezultatin e shkëlqyer.
Po hyjmë një fazë vendimtare ku do të testohet vullneti i Shqipërisë. Ka bërë përparim të ndjeshëm duke përmbushur 21 masa reformuese që prej vitit 2024. Duke bërë që KE të disbursojë 99.3 mln euro për Shqipërinë.
Ke është gati të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të rrugës së saj për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027. Për të përmbushur këto objektiva, duhet të ruaje dhe të përshpejtojnë ritmin e reformave, duhet të përmbushë piketat e ndërmjetme. Këto piketa konsiderohen aq të rëndësishëm sa pa përmbushjen e tyre nuk mundtë mbyllet as provizorisht një kapitull. Raporti 2035 është faktik dhe gjithëpërfshirës. Raporti mbulon periudhën nga 1 shtator 2024 deri në 1 shtator 2025.
Në përgjithësi raporti i për Shqipërinë është pozitiv, konfirmon angazhimin e plotë politik vlerëson nivelin e lartë të dëshirës dhe ambicies për të ecur përpara, ndërsa dinamika aktuale duhet të përkthehet në reforma më të shpejta. Shqipëria ka filluar të jetë në përputhje me politikat e jashtme dhe me sigurinë. Raporti vlerëson që funksionimi i institucioneve demokratike është sfiduar nga polarizimi politik, moszbatimi i disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, apo mungesës së konsultimeve publike. Zgjedhjet ishin konkurruese, por u shënjuan nga mangësi të konsiderueshme përfshirë abuzimet me burimet publike që coi në mosbarazi në garë. Përshëndes krijimin e komisionit të përbashkët parlamentar për Reformën zgjedhore.
Shqipëria ndërmjet një niveli të moderuar në fushën e gjyqësorit. Rezultate në zbatimin e reformës në drejtësi dhe vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Raporti vëren miratimin e strategjisë antikorrupsion. Korrupsioni mbetet i hapur në sektorë të ndjeshëm duke ndikuar në sferat publike dhe private dhe masat e marra kanë pasur reagim të pjesshëm. Shqipëria është e përgatitur për luftimin e krimit të organizuar. Është krijuar një zyrë për rikuperimin e pasurive por do të donim të shihnim rezultate konkrete. Përparime në fushën e mbrojtjes të së drejtave të njeriut. Shqipëria ka bërë përparim të kufizuar në lirinë e shprehjes. Urgjenca e reformave, me konsultime publike dhe debate në Kuvend”, tha Gonzato.