Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rritet sërish numri i viktimave nga Covid-19, humbasin jetën edhe 6 persona

Rritet sërish numri i viktimave nga Covid-19, humbasin jetën edhe 6

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dalë në një deklaratë për medie, ku ka informuar qytetarët në lidhje me situatën me koronavirusin. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën gjashtë pacientë. Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, ka ndërruar jetë artisti 53-vjeçar nga Tirana, Arben Bajo. Gjithashtu në dy spitalet Covid, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 61-vjeçar nga Tirana, një 62-vjeçar nga Durrësi, një 76-vjeçar nga Tirana, një 77-vjeçar nga Pogradeci, një 87-vjeçare nga Shkodra../K.C/dritare.net