Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ja akset problematike në vend!
Dritare.net

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije se gjatë natës reshjet e shiut kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit, duke shkaktuar rënie gurësh, inertesh dhe prezencë uji në disa segmente rrugore.
Sipas ARRSH-së, reshje dëbore janë regjistruar në zonat veriore, në lartësi mbi 1100 metra, konkretisht në akset Bogë–Theth, Hani i Hotit–Vermosh, Surel–Qafë Priskë–Qafë Mollë, Elbasan–Gjinar, Ibë–Krrabë–Elbasan dhe Qafë Mali–Fierzë.
Disa akse kanë paraqitur problematika gjatë orëve të fundit. Në segmentin Qafë Dushk–Sevaster (km 10–11) qarkullimi vijon me një korsi për shkak të ngushtimit të rrugës. Aksi Valare–Erind–Çajup (km 7+600) është i bllokuar për shkak të një rrëshqitjeje aktive, ndërsa po punohet për hapjen e tij. Në rrugën Korçë–Dardhë (km 9+00) është konstatuar shkarje anësore e trupit të rrugës dhe situata po monitorohet.
Probleme janë evidentuar edhe në aksin Përmet–Tre Urat, pranë Urës së Petranit, ku ka shkarje masive aktive dhe zgjerim të çarjes rreth 10 cm. Në Librazhd–Qafë Thanë ka pasur rrëshqitje dherash, ndërsa pastrimi është në proces. Rënie gurësh dhe inertesh janë regjistruar në aksin Skuraj–Peshkopi, ndërsa në rrugën Dushaj–Lekbibaj ka rënë një masiv shkëmbor në orët e para të mëngjesit, me qarkullimin që vijon me kujdes. Në zonën e Shkallës së Zezë në Gjirokastër rruga është njëkalimshme, ndërsa në Llogara raportohet mjegull e dendur.
ARRSH njofton se kontraktorët janë në terren pa ndërprerje me mjete dhe punëtorë për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të akseve rrugore.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë gjatë udhëtimeve në zonat malore ku ka prezencë dëbore.
Njoftimi:
Situata e akseve rrugore
Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit, duke sjellë rënie gurësh, inertesh dhe prezencë uji në trup të rrugës
Reshje dëbore ka pasur në zonën veriore, në lartësi mbi 1100 m, konkretisht në akset: Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh, Surel-Qafë Priskë-Qafë Mollë, Elbasan-Gjinar, Ibë-Krrabë-Elbasan, Qafë Mali-Fierzë
Akset që kanë pasur probleme:
Qafë Dushk-Sevaster (km 10-11): qarkullimi me një korsi për shkak të ngushtimit të rrugës.
Valare-Erind-Çajup (km 7+600): rrëshqitje aktive, aksi i bllokuar në këtë vend po punohet për hapjen.
Korçë-Dardhë (km 9+00): shkarje anësore e trupit të rrugës, situata po monitorohet.
Përmet-Tre Urat (Ura e Petranit): shkarje masive aktive, zgjerim i çarjes rreth 10 cm.
Librazhd-Qafë Thanë: rrëshqitje dherash, pastrimi në proces.
Skuraj-Peshkopi: rënie gurësh dhe inertesh, pastrim nga grupet e punës.
Dushaj-Lekbibaj: rënie masivi shkëmbor në orët e para të mëngjesit, qarkullimi vijon me kujdes.
Shkalla e Zezë (Gjirokastër): rrugë njëkalimshme, kërkohet vëmendje e shtuar.
Llogara: ka mjegull të denudur.
Kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje për të bërë pastrimin e akseve rrugore.
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore