Rama viziton Bazilikën e Genazzanos me Lindën dhe Zahon
Dritare.net

Në kuadër të vizitës zyrtare në Vatikan për takimin me Atin e Shenjtë, Kryeministri Edi Rama ka nisur agjendën e tij nga Genazzano, në bazilikën e njohur ku ndodhet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, një simbol i rëndësishëm i trashëgimisë shpirtërore dhe historike të shqiptarëve.

Rama ka postuar disa foto nga vizita e tij në Vatikan, ku pritet të takohet me Atin e Shenjtë, Papa Leo XVI. Në foto shihet kryeministri Rama me bashkëshorten Lindën dhe djalin e tyre Zahon në bazilikë.

"VIZITA NË VATIKAN për takimin me Atin e Shenjtë, nisi sot nga Genazzano, në bazilikën e famshme, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e largët 1467
Që nga ajo kohë asnjë kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikës, ku krah Zojës së Shqipërisë qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar, e ku kanë kryer vizita e rite thuajse të gjithë Papët e Romës. Gjëja e parë që bëri edhe Papa Leoni XVI sapo u zgjodh, ishte të vinte e të lutej në Genazzano te Zoja e Këshillit të Mirë, e cila thirret edhe Regina di Albania - Mbretëresha e Shqipërisë.", shkruan kryeministri Rama./K.C/dritare.net