Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama uron mirëmëngjes me pamje nga parku i Liqenit Artificial në Tiranë!

Rama uron mirëmëngjes me pamje nga parku i Liqenit Artificial në

Këtë mëngjes kryeministri Rama ka publikuar pamje nga Parku i Liqenit të Tiranës. Parku i Liqenit ka qenë gjithnjë pjesë e rëndësishme e punimeve dhe rregullimit infrastrukturor të Bashkisë Tiranë, por nuk i ka munguar as vëmendja e kryeministrit. Në video duken pamjet nga rikonstruktimet e bëra së fundmi, pas të cilave janë krijuar hapësira për aktivitete të ndryshme sportive dhe për të qenë i frekuentuar dhe i përshtatshëm për të gjitha moshat.

Rama uron mirëmëngjes me pamje nga parku i Liqenit Artificial në

Parku i liqenit përfshin hapësira publike të kthyera në një park natyror për fëmijët e kryeqytetit. Nuk kanë munguar as investimet në mbjelljen e pemëve, gjë që tashmë është bërë pjesë e kulturës për mirëmbajtjen dhe rinovimin e vazhdueshëm të gjelbërimit natyror në zonën e liqenit./dritare.net