Rama: Sigurisht që përmbytemi kur plehrat i hedhim nëpër fusha e rrugë!
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me përmbytjet e ndodhura në zonën e Shkozetit, duke vënë theksin te ndotja mjedisore dhe hedhja e mbetjeve në mënyrë të pakontrolluar.
Sipas Ramës, hedhja e plehrave dhe shisheve plastike në fusha dhe anë rrugësh bën që, gjatë reshjeve të dendura, mbetjet të mblidhen nga uji dhe të përfundojnë në kanale e më pas drejt detit. Por në raste shiu të furishëm, si ai i fundit, kanalet bllokohen plotësisht, duke shkaktuar përmbytje masive.
“Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrinë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë… “ shkruan Rama