
Rama poston fotot nga perla e Veriut: Mos e ngatërroni me Zvicrën!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, ka uruar fundjavën përmes pamjeve nga Vermoshi. Duken si në Zvicër e Austri, po kjo mrekulli, shkruan Rama, është në Malësinë e Madhe.
Kjo perlë në veri të vendit, është krijuar nga 4 djem të zonës, tregon më tej kryeministri, dy sipërmarrës të talentuar e dy emigrantë të kthyer nga jashtë.
"Mirëmëngjesi dhe me këto pamje që s'janë as në Zvicër as në Austri, po në Vermoshin ku nisma jonë zhvillimore e Rilindjes Rurale dhe e projektit tanimë të përfunduar të Qendrës Turistike të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ka nxitur investime e plane private që do ta kthejnë këtë mrekulli të natyrës së Malësisë së Madhe në një destinacion europian gjatë kësaj dekade, ju uroj një fundjavë të bukur.
Mësova se këtë perlë e kanë bërë duart e katër djemve punëtorë të zonës, dy sipërmarrës të talentuar e dy emigrantë të kthyer nga jashtë, të cilët mezi po pres t'i takoj e t'u përulem me admirim e respekt për shijen, cilësinë dhe shembullin fantastik të kësaj pune të mrekullueshme që është edhe një pasqyrë kuptimplotë për dembelët, qaramanët e kukuvajkat e Shqipërisë së klubeve politike, mediatike e internetik", shkruan Rama./L.F-dritare.net

















