
Rama për shtetin bektashi: Nuk do të ketë polici dhe dogana!
E Martë 4 Shkurt 2025, 08:08
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama i është kthyer komunikimit të drejtpërdrejtë me ndjekësit e tij në platformat sociale, ku po i përgjigjet live pyetjeve të ndjekësve. Kreu i qeverisë iu përgjigj një komentuesi i cili shprehu shqetësimin për krijimin e shtetit bektashi.
“Nuk bëhet fjalë për të ndërtuar një shtet ashtu siç e mendoni ju. Nuk bëhet fjalë për gjëra të kësaj natyrë, bëhet fjalë për entitet pa dogana taksa polici. Në të gjitha aspektet i përgjigjet Kushtetutës së Shqipërisë”, tha kryeministri Rama në përgjigje të komentuesit/L.F-dritare.net

















