Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Negociatat nuk janë shëtitje në lëndinë, por provime të vazhdueshme

Rama: Negociatat nuk janë shëtitje në lëndinë, por

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procesi i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian po ecën përpara me ritëm të qëndrueshëm dhe sipas planit të përcaktuar. Ai theksoi se periudha aktuale përbën një fazë të rëndësishme të diskutimeve intensive me vendet anëtare të BE-së, ku po shqyrtohen të gjitha çështjet e ngritura.

Sipas Ramës, procesi i integrimit nuk është i lehtë, por përfaqëson një seri testimesh dhe vlerësimesh të vazhdueshme mes palëve.

“Procesi i negociatave ecën përpara me sukses, me shpejtësi unike. Është edhe falë kësaj administrate që vendi zhvillohet e rritet në çdo aspekt, pavarësisht problematikave që nuk mungojnë apo çështjeve që duhet të adresohen. Negociatat nuk janë shëtitje në lëndinë, por proces testimi dhe provimesh të vazhdueshme. Ky provim që tani zhvillohet mes nesh dhe vendeve anëtare është kyç, por nuk ka absolutisht, zero motiv për të folur për bllokim. Jemi totalisht sipas axhendës së përcaktuar. Prilli është muaji i diskutimeve intensive pasi në fund të marsit janë mbledhur të gjitha pyetjet e vendeve anëtare dhe vjen vendimmarrja”, tha Edi Rama./L.F-dritare.net