Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama batuta me Pjerin Ndreun: E shkuara polic, të bëri kryetar!

Rama batuta me Pjerin Ndreun: E shkuara polic, të bëri kryetar!

Në mbyllje të fjalës së sotme përpara kryetarëve të bashkive, kryeministri Rama bëri batuta me Pjerin Ndreun. Teksa po i thoshte kryebashkiut të Shijakut, që të jetë shembull për Pjerin Ndreun në procesin e legalizimit, Rama nuk la pa përmendur të kaluarën e Ndreut si polic.

Rama: Kam një fjalë për ty, Elton: ishe kampioni i rindërtimit. E bëre Shijakun avangardën në rindërtim duhet të bëhesh kampion i legalizimeve. Dakord? Sepse kur i thosha Pjerinit merr shembullin nga Shijaku për rindërtimin thoshte është punë e vogël. Shembullin tënd t’ja tregoj Pjerin Ndreut dhe ti them ja si bëhen legalizimet se nuk do rrimë vetëm duke të lavdëru ty policia.

Ndreu: Njolla e policit më ka ndjekur. E kam për nder.

Rama: Të mos ishe polic nuk do ishte kryetar bashkie. Ja e sheh, bën polemikë.

Ndreu: Kur doni të shani dikë i thoni je bërë si polic.

Rama: Pse përhap lajme të rreme. Nuk e them këtë shaka, asnjëherë.

Ndreu: Mund ta bëjmë më mirë procesin e legalizimit.

Rama: Nuk je i qartë sepse dole këtu se të doli emri si polic, nuk je i përgatitur. Është bashkia që do udhëheqë procesin. Kadastra merr emrat e bashkisë dhe bën regjistrimin. Çfarë nuk pasqyrohet shkoni tek ministri. Nëse lëmë vetëm një dorë, do kemi probleme.

Ndreu: Prapë kam mendim ndryshe.

Rama: Me këtë konkluzion të policisë, ju falënderoj dhe punë të mbarë./L.F-dritare.net