Rakacolli flet për vendosjen e maskave me detyrim. Ja çfarë thotë!
Dritare.net
E ftuar në studion e Rudina Mangjistarit, zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, ka folur për përdorimin e maskave me detyrim, si masë kundër përhapjes së koronavirusit.
E pyetur nga moderatorja nëse do të bëhet me detyrim përdorimi i tyre, Rakacolli tha se po diskutohet në Komitetin e Ekspertëve për t'u bërë e detyrueshme dhe tha se, do të ketë një vendim të shpejtë.
“Në momentin që u hapën bizneset, në momentin që u rihap aktiviteti dhe nëpër zyra dhe nëpër institucione, u vendosën protokolle. Në të gjitha protokollet po të lexoni, maska është e detyrueshme dhe besoj se të gjithë e provuam se kur u hapën në fillim, nëpër supermarkete nuk të lejonin të hyje pa vendosur maskën, nuk të linin të hyje pa të matur temperaturën dhe po në ato dyqanet e vogla ndodhte po e njëjta gjë, sot ka filluar një çik sikur ka ndryshuar kjo pjesa, pra maska në njëfarë mase është e detyrueshme nëpër protokolle. Edhe nëse vijnë inspektime dhe nuk të gjejnë me ato, ajo është objekt penaliteti. Praktikisht ajo është. Në rrugë vendosja e maskave në mënyrë të detyrueshme në momentin që ruan distancë, ose je me një person që t’i je i afërt gjithë ditën, kështu që maska nuk është se bën ndonjë punë, nuk ka pse të jetë. Është një problem që ne në Komunitetin e Ekspertëve e diskutojmë, do ketë një vendim të shpejtë nëse do të vendoset ashtu siç e thatë ju në lidhje me qëndrime juridike në ata që nuk do t’a përdorin maskën. Ka vende edhe në Europë të cilat e kanë vënë në mënyrë të detyrueshme dhe kanë vënë edhe vlera të larta gjobash. Për shembull në Itali vlera e gjobës është 400 euro”, tha Rakacolli./E.B-dritare.net