Protesta e 24 janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, kërkojmë vetëm dorëheqjen
Dritare.net
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për protestën e paralajmëruar më 24 janar, duke theksuar se opozita nuk synon marrjen e pushtetit me dhunë, por largimin e qeverisë aktuale përmes protestave.
Berisha deklaroi se opozita ka në fokus forma të ndryshme protestash, të cilat do të shqyrtohen dhe do të vendosen në kohën e duhur.
Ai tha se ekziston një zemërim i madh popullor dhe se opozita është e vendosur të shkojë deri në fund për largimin e qeverisë.
I pyetur nëse protesta e 24 janarit mund t’i ngjajë ngjarjeve të 21 janarit, Berisha u shpreh se 21 janari ishte përgjegjësi e kryeministrit Edi Rama dhe se ai personalisht nuk merr pushtet me dhunë, duke theksuar se këtë qëndrim e ka mbajtur që prej vitit 1990.
Në lidhje me skenarin e protestës, Berisha tha se opozita do të informojë publikun në kohën e duhur për çdo hap dhe se ai është transparent në komunikimet e tij me median./L.F-dritare.net