Misteri/Prokuroria bullgare: Një i plagosur në aksident është zhdukur
Thursday 25 November 2021, 11:11
Dritare.net

Dyzet e katër trupa u gjetën të pajetë në vendin ku shpërtheu autobusi në Bullgari, tha zëdhënëse e kryeprokurorisë bullgare, Siika Mileva.
“Ne gjetëm 44 kufoma, 7 persona, 4 burra dhe 3 gra u shtruan në spital. Enigma e madhe mbetet ku është personi i tetë? Ne punojmë sipas atij versioni, nuk duam të ngatërrojmë publikun, por një person është zhdukur. Për momentin është një enigmë për ne, por do të jetë objekt hetimi”, tha Sarafov.
Më tej nga hetimet e prokurorisë është zbuluar se aksidenti është shkak i një gabimi njerëzor. Sipas prokurorisë në autobusin e djegur nuk ka pasur karburant shtesë. /L.F-dritare.net