Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Princi Philip do të qëndrojë në spital për shkak të një infeksioni!

Princi Philip do të qëndrojë në spital për shkak

Princi Philip do të vijojë të qëndrojë në spital edhe për disa ditë të tjera. Së fundmi Pallati Buckingham, njoftoi se Duka i Edinburgut po trajtohet për një infeksion. Princi 99-vjeçar, u shtrua në Spitalin e Mbretit Edward VII në Londër të martën e kaluar. Si duka, ashtu edhe mbretëresha u vaksinuan kundër Covid-19 muajin e kaluar. Por problemet e tij në shëndet kohët e fundit nuk kanë lidhje me koronavirusin. Princi Philip u tërhoq nga jeta publike në 2017-ën. Për shkak të moshës, Duka është shtruar disa herë në spítal, vitet e fundit. Mbretëresha dhe Princi Philip e kaluan pjesën më të madhe të vitit të kaluar në Windsor Castle, pasi u larguan nga Buckingham Palace gjatë valës së parë të pandemísë së Covíd-19./L.F-dritare.net