Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Prezantohet manuali doganor në Rinas, rregullat që duhet të dini!

Prezantohet manuali doganor në Rinas, rregullat që duhet të dini!

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit u prezantua për herë të parë Manuali Doganor për Pasagjerët, një udhërrëfyes praktik dhe i qartë që synon t’u vijë në ndihmë qytetarëve që hyjnë ose dalin nga territori i Shqipërisë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi publik.

Sipas njoftimit, manuali i ri është hartuar për të ofruar informacion të strukturuar mbi të gjitha procedurat doganore që lidhen me udhëtimin ndërkombëtar. Ai përfshin të dhëna të detajuara mbi:

-Mallrat e lejuara dhe të ndaluara
-Rregullat për deklarimin e valutës dhe sendeve me vlerë
-Udhëtimin me kafshë shtëpiake
-Mbrojtjen e pasurive kulturore
-Transportin e barnave dhe medikamenteve
-Rregullat që lidhen me mjetet e transportit

Manuali është i aksesueshëm përmes QR code në të gjitha pikat doganore, si edhe online në faqen zyrtare të Doganës së Shqipërisë.

Kjo nismë synon të lehtësojë procesin e udhëtimit, të rrisë transparencën dhe t’u ofrojë qytetarëve udhëzime të sakta për të shmangur shkeljet ligjore në kufi./K.C/dritare.net