
Policia procedon penalisht 22-vjeçaren në Lushnje, theu karantinën!
Dritare.net
Policia e Fierit ka proceduar penalisht një 22-vjeçare, e cila ka thyer karantinën.
Mbi bazën e listave të përditësuara që disponon Policia e qarkut Fier, për personat e prekur nga COVID-19 dhe ata që janë kontakte të personave të prekur, janë zhvilluar kontrolle të përditshme tek çdo person, gjatë ditëve të vetëkarantinimit.
Gjatë kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasen M. H., 22 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk u gjend në banesën e saj, por kishte shkuar te prindërit, në fshatin Kashtëbardhë.
Policia mori kontakt me këtë shtetase në banesën e prindërve të saj, në fshatin Kashtëbardhë, ku është bërë edhe evidentimi i personave të tjerë që ndodheshin në këtë banesë, të cilëve u është komunikuar që të mos dalin nga banesa./ I.M-Dritare.net

















