
Po punonte për duetin e radhës. Mozzik jep njoftimin e rëndësishëm për fansat!
E Premte 5 Gusht 2022, 14:02
Dritare.net
Këngëtari Mozzik dhe Era Istrefi kanë anuluar bashkëpunimin e tyre dhe nuk do të publikojnë këngën që po pritej.
Mozzik përmes një postimi në Instagram ku njoftoi se projekti me Era Istrefin anulohet. Ai u kërkoi falje të gjithëve për pritjen.
“Projekti me Era Istrefin anulohet. Ju kërkoj falje të gjithëve për pritjen. Shihemi shumë shpejt me projekte të reja”. Era nuk ka pasur asnjë reagim për anulimin e bashkëpunimit. Mozzik ka prishur edhe marrëdhënien dhe me Noizy-n, ku bashkëpunimi i tyre është fshirë nga “Youtube”./Xh.Xh/dritare.net

















