
Pfizer aplikon sot për leje për përdorim emergjent të vaksinës!
E Premte 20 Nëntor 2020, 15:03
Dritare.net
Pfizer dhe partneri i saj BioNTech kanë njoftuar se do të aplikojnë sot për autorizim për të përdorur urgjentisht vaksinën Pfizer në SHBA.
Do të jetë Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) që do të vendosë nëse vaksina është e sigurt për përdorim.
Nuk është e qartë se sa kohë do t'i duhet FDA për të studiuar të dhënat. Sidoqoftë, pritet që vaksina të miratohet për përdorim në gjysmën e parë të dhjetorit.
Javën e kaluar, Pfizer dhe BioNTech publikuan të dhëna paraprake që sugjeronin se vaksina ofronte mbrojtje prej 90% kundër Covid-19 dhe se nuk kishte asnjë shqetësim sigurie. Të dhënat vijuese të publikuara të mërkurën, sugjeruan efektivitet prej 95%./L.F-dritare.net

















