
Pedagogët në protestë. Ja kërkesat e tyre!
Dritare.net
Pedagogët e universiteteve në vend janë mbledhur sot në një protestë.
Ata kanë paralajmëruar për bojkot të mësimit, nëse nuk plotësohen kushtet e tyre. Pedagogët kanë 9 kërkesa ndër të cilat është edhe rritja e pagës.
Kërkesat e pedagogëve!
-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike./L.F-dritare.net

















