Pas 10 orësh mbledhje, Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë vendimin për Ballukun
E Premte 6 Shkurt 2026, 21:09
Dritare.net

Pas 10 orësh mbledhje, Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjyqtarët morën në shqyrtim ankimin e Këshillit të Ministrave dhe pritet të dalin me vendimin për këtë çështje.
GJKKO, me kërkesë të SPAK pezulloi nga detyra zv/kryeministren Balluku e pandehur për abuzime me tenderin e Llogarasë, por Kryeministri Rama e cilësoi këtë si një shkelje të kompetencave të tij.
Rama e çoi në Gjykatën Kushtetuese çështjen Balluku, me argumentin se GJKKO ka shkelur kufirin e një tjetër pushteti, atij ekzekutiv duke marrë kompetencat e tij si kryeministër për pezullimin ose shkarkimin e një anëtari qeverie./K.C/dritare.net