Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pak vaksinim, shumë raste/Sidnei nxjerr ushtrinë për të zbatuar karantinën!

Pak vaksinim, shumë raste/Sidnei nxjerr ushtrinë për të

Australia ka vendosur qindra ushtarë në Sidnei pasi vendi u vendos sërish në izolim. Shpërthimi i variantit Delta në qershor, ka sjellë 3 mijë raste dhe 9 të vdekur. Ushtarët e Forcave të Mbrojtjes Australiane do t'i nënshtrohen trajnimit në fundjavë para se të fillojnë patrullimet e paarmatosura të hënën. Deri më 28 gusht, në Sidnei do të vendoset karantina e plotë. Njerëz do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye thelbësore.

Me gjithë pesë javë bllokim, infeksionet në qytetin më të madh të vendit vazhdojnë të rriten. Ushtarët do të bashkohen me policinë në zonat ku infeksioni është më i përhapur, për të siguruar që njerëzit janë duke ndjekur rregullat. Shkalla e vaksinimit të Australisë është 17 %, ndër më të ulëtat./L.F-dritare.net