 
		                       OSBE/ODIHR në Shqipëri: Qeveritë të garantojnë sigurinë e gazetarëve!
		                        	E Hënë   3 Maj 2021, 16:04
		                            
		   	    			Dritare.net

OSBE/ODIHR në Shqipëri flet për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. ODIHR ka shpërndarë mesazhin e ambasadorit të OSBE-së Vincenzo Del Monaco dhe të ambasadores së Suedisë Elsa Hastad në të cilin thuhet:
“"Është e rrezikshme të jesh gazetar në kohët e sotme. Gazetaret janë më të ekspozuara ndaj ngacmimeve. Media e sigurt është oksigjen për çdo demokraci. Të gjitha qeveritë duhet të garantojnë sigurinë e gazetarëve. Në Shqipëri, ne punojmë çdo ditë për këtë", thonë ambasadorët Del Monaco & ambasadorja Elsa Håstad në Shqipëri.”, thuhet në njoftimin e ODIHR-it./K.C/dritare.net
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       