 
		                       Nesër shi me stuhi, ja kur rikthehet dielli!
		                        	E Martë   4 Gusht 2020, 16:04
		                            
		   	    			Dritare.net

Ditën e nesërme në vendin tonë pritet të mbizotërojë mot me shi dhe stuhi, pas temepraturave ekstreme ditët e fundit.
vranësirat e para priten mbrëmjen e së martës, një ditë kjo ku termometri sipas metoalb regjistroi temperaturën maksimale 38 gradë celcius.
Vranësirat do të vijojnë edhe gjate së enjtes ndërsa moti do të përmirësohet në fundjavë.
Me ardhjen e vranësirave, temperaturat do të zbresin me 6 gradë por sipas Meteoalb kjo do të jetë një situatë e përkohshme./ I.M-Dritare.net
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       