Ndarja nga jeta e punonjëses së Top Channel! Ledion Liço: Buzëqeshje si të Ketit janë të rralla, lum ata lart që e shijojnë!
Dritare.net
Alketa Miraka e njohur si Keti, punonjëse e Top Channel është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit ditën e djeshme.
Prej më shumë se 20 vitesh ajo ishte pjesë e Top Channel dhe largimi i saj nga jeta në moshën 50-vjeçare la pas shumë dhimbje, tek familja, miqtë dhe kolegët.
Ledion Liço teksa prezantonte spektaklin Big Brother Vip i ka shprehur publikisht ngushëllimet e sinqerta familjarëve të saj dhe të gjithë atyre që e deshën fort.
“Një ngjarje na ka tronditur të gjithëve… Ne të Top Channel mësuam që një kolege e jona që prej vitesh kontribuon në Top Channel, Keti, ndërroi jetë. E di që në këto çaste është duke buzëqeshur me engjëjt, do doja që t’i shprehim në emër të Top Channel ngushëllime familjes së saj. Buzëqeshje si të Ketit janë të rralla, lum ata lart që po i shijojnë sonte”, tha ai.
Shumë personazhe publike që punojnë në Top Channel, kanë shprehur ngushëllimet për Ketin, vajzën që e kanë dashur të gjithë ne Top. Alketa Miraka e cila u nda nga jeta dje, në moshën 50 vjeçare, do të përcillet sot në banesën e fundit, në Sharrë, në orën 12.
Keti do t’i mungojë shumë jo vetëm familjes, por edhe kolegëve të saj që u dhuronte aq shumë dashuri!
Prehu në paqe e bukura Keti! /Dritare.net