
Momenti kur gazetari holandez hyn aksidentalisht në videokonferencën e ministrave të BE
Dritare.net
Një gazetar holandez hyri në një videokonferencë konfidenciale të ministrave të mbrojtjes të BE-së.
Ministri holandez i Mbrojtjes kishte postuar aksidentalisht në Twitter disa nga detajet për hyrjen në videocall ndërkohë që kishte dashur t’ diaërgonte dikujt tjetër. Gazetari Daniel Verlaan i RTL News e pikasi këtë gabim.
Kur hyri në videocall gazetari ishte befasuar dukshëm dhe filloi të tundte kokën.
"E dini që keni hyrë në një konferencë të fshehtë?"- i tha shefi i politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell.
"Po, po. Më vjen keq. Unë jam një gazetar nga Holanda. Më vjen keq për ndërprerjen e konferencës suaj."- u përgjigj z. Verlaan. "Unë do të largohem menjëherë nga këtu.”
Zyrtarët filluan të qeshin.
"E dini që është vepër penale, hë?" Z. Borrell u përgjigj. "Më mirë të dilni shpejt përpara se të vijë policia."
Ndërkohë që shumë e kanë marrë me shaka këtë aksident, kjo ngre pyetje serioze mbi sigurinë e takimeve konfidenciale të BE-së. Takimi u mbyll për shkak të shkeljes, ndërsa një zëdhënës i Këshillit të Punëve të Jashtme i tha televizionit RTL: "Një shkelje e tillë është e paligjshme dhe do t'u raportohet autoriteteve.”
Një zëdhënës i Ministrisë Holandeze të Mbrojtjes tha se publikimi i detajeve të hyrjes kishte qenë një "gabim idiot".
"Kjo tregon se sa të kujdesshëm duhet të jeni kur dërgoni një foto të një mbledhjeje. " shtuan ata./S.F/dritare.net
View this post on Instagram

















