
Mjekët shqiptarë dhe italianë: Ne kemi nevojë për ty, mbani maskë!
E Premte 14 Gusht 2020, 21:09
Dritare.net
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në “Facebook” ka publikuar mesazhin e mjekëve shqiptarë e italianë.
Mjekët e të dy vendeve kanë bërë apel ndaj qytetarëve që të mbajnë maskë, dhe të kenë kujdes.
Nëse nuk respektohen masat, thonë mjekët, atëherë do të jetë e vështirë kontrolli i kësaj pandemie.
Postimi i Ogerta Manastirliut:
A je aq i fortë sa të mbash një maskë?
Ju lutem dëgjoni thirrjen e mjekëve shqiptarë dhe italianë, që së bashku luftojnë COVID19
MbroVeten MbroTëTjerët
TëNdihmojmëEkipetMjekësore./ I.M-Dritare.net

















