
Ministri Gonxhja: Informaliteti mund të na bëjë gjëmën nesër. Deklaroni pagat e plota!
Dritare.net
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një konferencë për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, u ndal edhe tek informaliteti i pagave. Gonxhja tha se informaliteti garanton disa para kesh më shumë, por kthehet në një gjëmë nesër. Ministri u shpreh se biznesi duhet të rrisë dhe të deklarojë plotësisht pagat.
“Informaliteti garanton ca cash me shumë, por shndërrohet në një gjëmë nesër. Bizneset që ankohen për taksa duhet të kuptojnë se ndërsa shteti shqiptar vjel sot nga taksat sa 27% e PBB, vendet e rajonit kanë vite që vjelin 30%. Nëse nuk rrisim të ardhurat në buxhetin e shtetit, vendet e punës me paga cilësore, gjithmonë do kemi njerëz që nuk kanë mjaftueshëm. Biznesi duhet të rrisë dhe të deklarojë plotësisht pagat”, tha Gonxhja./L.F-dritare.net

















