
Rama do t’i fitojë zgjedhjet me daulle! Flet Milaim Zeka
E Martë 4 Shkurt 2025, 18:06
Dritare.net
Rama do t’i fitojë zgjedhjet me daulle! Kështu tha analisti Milaim Zeka i ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV, ndërsa komentonte zgjedhjet e 11 majit.
“Kjo pozitë aktuale që ka Edi Rama, shumë e përçarë, që nuk ka kurrfarë kauze, që vetëm shan dhe nuk ka kurrfarë alternative më të mirë, më të kthjellët, më shpresëdhënëse, mbajeni mend se Edi Rama ka për t’i fituar me daulle zgjedhjet e 11 majit. Do të marrë mandatin e katër. Do e bëjë vetë qeverinë. Diaspora mund ta ndryshoje shumë Shqipërinë. Ajo ka një shans historik për të ndryshuar diçka.”, tha analisti në DritareTV./K.C/dritare.net

















