Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta: Rama do japë llogari. Paratë e shqiptarëve shkojnë për rrugë të florinjta!

Meta: Rama do japë llogari. Paratë e shqiptarëve shkojnë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e cilësoi Edi Ramën kryeministrin më të korruptuar dhe më të dështuar në historinë e Shqipërisë, dhe sipas tij, e ka mbyllur prej kohësh kapitullin.

Meta tha në një intervistë për MCN se nuk i interesojnë fare ministrat që heq dhe që vë z.Rama.

“Mendoj që z.Rama e ka mbyllur prej kohësh kapitullin e tij si kryeministër. I janë dhënë mundësi të jashtëzakonshme. Është më i dështuari në historinë e Shqipërisë. Është kryeministri më i korruptuar në të gjitha raportet ndërkombëtare, në të gjitha krahasimet që bëhen. Është penguesi dhe vonuesi kryesor i procesit të integrimit evropian të Shqipërisë për shkak të përpjekjes së tij për të kapur drejtësinë, për shkak të përkrahjes që i dha kanabizimit të Shqipërisë, forcimit të grupeve kriminale, paprekshmërisë së tyre, dëmeve të jashtëzakonshme që i bëri pluralizmit politik dhe sistemit të llogaridhënies në vend. Ku ka qenë ndonjëherë Shqipëria në këtë situatë që të mos ketë një këshilltar opozita në asnjë bashki të vendit?! Ku e dinë qytetarët sot në çdo bashki se si menaxhohen fondet, taksat dhe si menaxhohen shërbimet e tyre. Këtu e katandisi Rama Shqipërinë dhe Shqipëria po zgjohet për t’u ndarë njëherë e mirë nga regjimi i tij. Të gjitha lekët shkojnë për inceneratorë që vidhen edhe paguhen ata që janë në kërkim, të cilët janë pronarë formalë, sepse realët janë ata që vazhdojnë pagesat dhe kanë gjithë mundësinë për ta ndërprerë këtë shpërdorim kriminal të fondeve të buxheteve të shtetit, paratë shkojnë për t’i bërë nga 10-fish ato rrugët, për t’i bërë të florinjta, jo të asfalta, shkojnë kudo për të vjedhur për të shpërdoruar”, tha Meta./M.K/dritare.net