
Meta pret në zyrë ambasadoren Yuri Kim. Ja çfarë u diskutua!
Dritare.net
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se ka diskutuar me Kim, mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA.
"Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE", shkruan Meta në postimin e tij./Xh.Xh/dritare.net

















