
Meta ngushëllon familjen Rama për humbjen e Aneta Ramës!
E Shtunë 1 Gusht 2020, 12:12
Dritare.net
Presidenti i vendit, Ilir Meta përmes një postimi në facebook, ka ngushëlluar familjen e kryeministrit Edi Rama për humbjen e Aneta Ramës.
“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rama, për ndarjen nga jeta të nënës dhe gjyshes së tyre të dashur Aneta.
U prehtë në paqe!”-shkruan Meta.
Nëna e kryeministrit Edi Rama, humbi jetën sot në mëngjes./ I.M-Dritare.net

















