
Meta: Drejtësia nën presionin e qeverisë, Rama duhej të ishte në qeli!
Dritare.net
Ish-presidenti Meta ditën e sotme në një konferencë me gazetarët është ndalur te një sërë problemesh me të cilat përballen qytetarët si korrupsioni, indeksimi i pagave dhe çmimet e naftës.
Gjithashtu Meta u ndal edhe tek kryeministri Edi Rama ku tha se po ai po mban peng drejtësinë e vendit.
“Drejtësia është nën presionin e qeverisë. Drejtësinë do ta vërë në lëvizje populli. Ne kemi pasur opozitën të kapur nga opozita. Drejtësia do të fillojë të çlirohet kur të fillojë të shikojë popullin të ngrihet. Rama do të përfundojë nën këmbët e popullit të Lirisë. Nuk është sadizëm është premtim.
Nëse do të kishte drejtësi do të ishte në qeli. Ose do të ishte në dhomën 4, spitali 5. Me policin te dera dhe me mjekun te koka. Kujton se duke mbajtur peng drejtësinë e vendit do të përfundojë nën këmbët e popullit të lirisë", u shpreh Meta./Xh.Xh/dritare.net

















