
A mund të mbyllen shkollat? Kush: Jemi gati për çdo situatë që vjen nga pandemia!
Dritare.net
Në seancën e parë dëgjimore nga Komisioni i Edukimit, ministrja e Arsimit Evis Kushi foli për platformën online e cila mund të përdoret në çdo situatë që do na detyrojë pandemia.
Kushi deklaroi se 1200 mësues janë duke u trajnuar për mësimin onlinë dhe janë hapur 47 mijë klasa virtuale.
“Po trajnohen 1200 mësues për mësimin online. Jane 47 mije klasa virtuale janë hapur llogaritë personale te nxenesve me platformën akademia .al
Për këtë arsye do të ketë edhe një rritje të buxhetit për arsimin, që do të shkojnë edhe për pagat më të larta të mësuesve vitin e ardhshëm si dhe për rindërtimin e 92 godinave arsimore të dëmtuara nga tërmeti.”-tha Kushi.
Pse nuk bëhet testimi i të gjithë stafit pedagogjik ishte në fokus edhe të këtij diskutimi. I mësuesve pse nuk është bere?
Kushi: Strategjia e tamponimit është sipas kontakteve te afërta. Depistimi masiv nuk është e duhura . Kur identifikohen nxenesit izolohen një grup i afërt kontaktesh jo e gjithë klasa kështu janë udhëzimet./ I.M-Dritare.net

















