Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mbyllet protesta e opozitës, nis qarkullimi i makinave në akset kryesore

Mbyllet protesta e opozitës, nis qarkullimi i makinave në akset


Ka zgjatur 3 orë mosbindja civile e opozitës. E nisur prej orës 17:00 deputetët e Partisë Demokratike dhe të Partisë së Lirisë të mbështetur dhe grupe protestuesish u vendosën në rrethrrotullime kryesore të vendit.

Ata bllokuan qarkullimin e makinave, duke lejuar vetëm ambulancat të kalonin. Situata më e tensionuar ishte në Tiranë, Rrogozhinë dhe Bradashesh pasi pati edhe përplasje të prostesuesve me policinë, djegie gomash etj.

Pas mbylljes së protestës ka nisur qarkullimi i mjeteve në akset kryesore./K.C/dritare.net