Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mamica e Skënderbeut Adivie Alibali, mbush sot 90 vjeç!

Mamica e Skënderbeut Adivie Alibali, mbush sot 90 vjeç!

Adivie Alibali mbush sot 90-vjeç. Mamica e Skënderbeut, është roli i vetëm i Adivie Alibalit në ekran, por emri dhe fama për filmin kult për heroin tonë kombëtar dhe respekti i artdashësve e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës.

Mamica e Skënderbeut Adivie Alibali, mbush sot 90 vjeç!

Për kontributin e në fushën e artit dhe interpretimin në portretizimin e motrës së Skënderbeut duke i dhënë asaj të gjitha dimensionet e gruas shqiptare, pionierja e kinematografisë është nderuar me titullin qytetare e Nderit e Krujës, qytetare Nderi e Qarkut Gjirokastër, dhe qytetare nderi e Qarkut të Beratit.

Mamica e Skënderbeut Adivie Alibali, mbush sot 90 vjeç!

Përpos filmit “Skënderbeu”, Adivie Alibali ishte edhe pjesëtare e Ansamblit të Këngës dhe Valles deri në vitin 1974, kur regjimi e internoi bashkë me familjen e saj në një fshat të Gjirokastër.

Mamica e Skënderbeut Adivie Alibali, mbush sot 90 vjeç!

I kontaktuar nga redaksia e Dritare TV, juristi Agron Alibali u shpreh:

"Mamaja ime, Adivie Sharofi Alibali, u lind në Tiranë më 22 korrik 1934, në gjirin e një familjeje të madhe tradicionale nga Dibra e Madhe. I ati, Haki Sharofi, Drejtor i Medresesë dhe teolog i fesë islame, i nxiti pa mëdyshje dy nga bijat e tij, Adivien dhe Sekinen, që të ngjiten me talent e përkushtim në skenat e artit dhe baletit shqiptar.

Ajo është pioniere e artit skenik shqiptar, dhe ka qenë ndër themelueset e Filarmonisë së Shtetit qysh më 1949 e më tej me Ansamblin Shtetëror të Këngëve e Valleve Popullore deri sa regjimi komunist e largoi nga skena në maj 1975 dhe e internoi në tetor 1975 për rreth 13 vjet.

Mamaja është e vetmja artiste në botë e internuar.

Mamaja ka luajtur rolin e Mamicës në filmin Skënderbeu, film që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kinematografinë botërore-me dy çmime në Festivalin e Cannes në vitin 1954".

Dritare TV i uron gëzuar ditëlindjen zonjës Alibali, e cila mbetet një thesar për artin shqiptar!

L.F-dritare.net