
Kuvendi voton ministren e re të Arsimit, Evis Kushi betohet në Presidencë
E Enjte 24 Shtator 2020, 15:03
Dritare.net
Kuvendi ka shkarkuar nga posti i ministres së Arsimit, Besa Shahinin, me 106 vota pro dhe 3 kundër. Ndërkohë është votuar ministrja e re, Evis Kushi. Kushi mori 104 vota pro edhe 3 vota kundër dhe 3 vota abstenim. Pas votimit në Kuvend, Kushi shkoi në Presidencë, ku u betua me dorën në Kushtetutë se do t'i zbatojë me përpikmëri Kushtetuan dhe ligjet.
“Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave.”- tha Kushi.
Meta i dorëzoi dekretin e emërimit Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë duke i uruar suksese në detyrën e re dhe të rëndësishme./K.C/dritare.net

















