Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kush është prifti që u bë analist! Habit Eni Ferhati!

Kush është prifti që u bë analist! Habit Eni Ferhati!

Gazetari Eni Ferhati, i ftuar në emisionin Dekalog të Roland Qafokut, në DritareTv ka komentuar fenomenin e analistëve dhe personazheve publikë që shpesh dalin në studio televizive duke folur sikur kanë informacion të brendshëm nga hetimet e SPAK-ut.

“Sot ka një mbivendosje mes atyre që quhen ekspertë, analistë e të tjerë, që japin të dhëna sikur të ishin gazetarë të kronikës së zezë. Madje kemi parë edhe një prift që flet me kompetencë sikur ka qenë brenda SPAK-ut e ka parë dosjet! Kjo është çmenduri,” u shpreh Ferhati.

Gazetari theksoi se ky fenomen dëmton seriozitetin e informacionit publik dhe shpesh çon në konfuzion, pasi lajmet që prodhohen nga deklarata të tilla merren si të vërteta nga publiku.

“Një prift del në prime time, në një nga studiot më të rëndësishme, dhe deklaratat e tij shndërrohen në lajme sikur i kanë dhënë gazetarët e kronikës. Pastaj të kërkojnë llogari pse s’e ke publikuar ti, ndërkohë që e di mirë se nuk është e vërtetë”- shtoi ai.

Ferhati e cilësoi këtë si një situatë absurde, ku mediat shpesh ngatërrojnë analizën me raportimin./dritare.net