Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kujdes/Këto ushqime kanë rrezikun e një infeksioni të rëndë!

Kujdes/Këto ushqime kanë rrezikun e një infeksioni të

Dritarja e Doktorit në Dritare TV këtë javë ishte te mjeku infeksionist Genti Stroni për të mësuar më tepër për rrezikun nga produktet e infektuara, që ne i konsumojmë.

“Duke qenë se kemi të bëjmë më një bakter, i cili prek traktin tretës ka karakteristikën që vendoset në pjesën e zorrëve dhe këtu nisin dhe çrregullimet. Simpotomat e para janë të përzierat e stomakut, ose të vjellat, ndërsa në rastin më të keq diarre. Ky infeksion mund të shoqërohet me temperaturë ose krampe muskulare. Këto janë shenjat e para që njerëzit i çojnë drejt spitalit. Megjithatë në rastet kur njerëzit kanë konsumuar Wudys ose produkte të tjera të infektuara dhe nuk kanë siptoma atëher nuk ka vend për alarm.

Në rast se kemi një situatë që lidhet me epidemiologjinë dhe kemi po ashtu simptoma, duhet të shkojmë pranë mjekut. Analiza që e zbulon infektimin është koprokultura, ose ndryshe mbjellja e feçeve, e cila nxjerr shkaktarin. Tek gratë shtatzëna dhe personat me imunitet të dobët duhet patur një kujdes i shtuar, qoftë në momentin e parë.”,-tha mjeku./M.T/dritare.net