Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryemadhi: Tirana ka trafik, nuk ka punë/25 prilli do të sjellë ndryshimin!

Kryemadhi: Tirana ka trafik, nuk ka punë/25 prilli do të sjellë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe nënkryetari, Petrit Vasili, kanë vizituar njësinë numër 5 në Tiranë.Kryemadhi ka theksuar se kryeqyteti vuan nga trafiku i tmerrshëm, ndërsa shtoi se për bizneset janë 10-fishuar taksat. Sipas saj, duke votuar më 25 prill, duhet të sjellim ndryshimin e shumëpritur.“Nga Shkodra në Kamzë kam ecur për 45 minuta, kurse nga Kamza te Fresku kam ecur për 2 orë e gjysmë. Në Tiranë ka trafik të tmerrshëm. Nuk ka as punë. Taksat janë 10-fishuar për bizneset. Duke votuar më 25 prill, të sjellim ndryshimin e shumëpritur”, ka thënë Kryemadhi./M.M-dritare.net