
Konfirmohen dyshimet/ Berluskoni me koronavirus
E Mërkurë 2 Shtator 2020, 19:07
Dritare.net
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, është infektuar me koronavirus.
Edhe pse më herë kishte dyshime se Berluskoni është infektuar, vetëm sot, partia e tij, Forza Italia ka thënë zyrtarisht se Berluskoni ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.
Ish-kryeministri 83-vjeçar aktualisht ndodhet i izoluar në vilën e tij në Arcore, Pranë Milanos, në gjendje të mirë shëndetësore.
“Pas testimit, Presidenti Berlusconi doli pozitiv për koronavirusin”, deklaroi partia “Forza Italia” në një njoftim të shkurtër./ I.M-Dritare.net

















